Nuk i garantohet vendi i titullarit, ekipi anglez i Premier League kërkon Asllanin

Brighton kërkon shërbimet e Kristjan Asllanit. Trajneri i ekipit që luan në Premier League, Roberto De Zerbi e pëlqen shumë mesfushorin shqiptar ku madje kërkoi edhe informacione për të verën e kaluar por atë kohë mori një refuzim të prerë nga Interi.

Por anglezët janë rikthyer në garë sërish për Asllanin dhe këtë herë e kanë më seriozisht se herën e kaluar. Brighton pati disa largime të rëndësishme nga skuadra këtë merkato vere dhe trajneri kërkon ti zëvëndësojë me emra cilësorë.

Asllani ende nuk e ka vendin e titullarit të garantuar tek Interi pabarësisht largimit të Brozovic, pasi trajneri Inzaghi preferon më shumë Calhanoglun se sa mesfushorin Shqiptar. Brighton nëse paraqet një ofertë 25-30 milionë euro, edhe mund ta bindë Interin.