Skandal në Botërorin e femrave, trajneri akuzohet për abuzim seksual
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2023, 16:20
Kampionati Botëror për Femra që po zhvillohet në Australi dhe Zelandë të re është përfshirë nga skandali. FIFA së fundmi ka nisur zyrtarisht hetimet për trajnerin e Zambias, Bruse Mwape.
Trajneri i Kombëtares së Zambias akuzohet se ka abuzuar seksualisht me futbollistët e skuadrës. Para ndeshjes ndaj Kosta Rikës që Zambia e fitoi 3-1, trajneri Mwape ka kapur nga gjoksi një nga lojtarët dhe në atë moment ka pasur edhe dëshmitarë.
Për trajnerin nuk është rasti i parë për të pasi ka pasur prej muajsh hetime për të. Pavarësisht denoncimeve që ka pasur edhe nga lojtare të tjera që ai i ka stërvitur, përsëri Federata e Zambias vendosi ta emëronte trajner të Kombëtares.

