E kërkojnë Inter dhe Milan, Simeone kërkon ta mbajë në skuadër sulmuesin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2023, 13:31
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone e ka bërë të qartë se nuk do qe ta humbasë Alvaro Moratan këtë verë. Për sulmuesin është përfolur një rikthim në Seria A, ku Milan dhe Inter janë më të interesuar për snanjollin.
Klauzola e Moratas prej 20 milionë eurosh i ka stepur disi ekipet për të bërë progres për transferimin e tij. Duke folur për "AS", Simeone shprehu rëndësinë që ka Morata për ekipin.
" Është në dorën e ekipit dhe vetë lojtarit. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Shpresojmë që ai të qëndrojë me ne. Ai ka shënuar më shumë gola për ne sesa për Juventusin. Ne kemi nevojë për të", është shprehur Simeone.

