Jo vetëm Liverpool, një tjetër gjigand anglez interesohet për Mbappe

Pronari i Chelsea, Todd Boehly ka kontaktuar me presidentin e PSG për ti ofruar një ofertë për Kilian Mbappe. Sot sulmuesi francez do marrë 40 milionë euro si bonus nga PSG, e cila do ndikojë jo pak në të ardhmen e tij.

Mbappe ka refuzuar një ofertë të majme nga klubi arab Al Hilal ku do përfitonte 60 milionë euro në sezon dhe për momentin e ardhmja e tij është e paqartë. Chelsea kërkon ta blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit francez, por nuk përjashtohet edhe mundësia e një huazimi të mundshëm.

Chelsea nuk është ekipi i vetëm anglez që është interesuar për Mbappe, pasi pak ditë më parë Liverpooli u shfaq në derën e PSG me një ofertë huazimi. Deri tani e ardhmja e Mbappes është e paqartë, me sulmuesin francez që flitet se dëshiron vetëm Real Madridin.