814 mijë euro në javë, Henderson prezantohet në Arabinë Saudite
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2023, 13:55

Liverpool mbyll një kapitull, Henderson hap një të ri në Lindjen e Mesme me fanellën e Al-Etifaqq. Kapiteni i “The Reds” është prezantuar në skuadrën e drejtuar nga Steven Gerrard ku do të përfitojë plot 800 mijë euro në sezon.
Sa për të bërë një krahasim, Mohamed Salah te Liverpool që është edhe lojtari më i paguar, paguhet vetëm 400 mijë në javë, saktësisht sa gjysma e pagës së Henderson.
Klubi anglez arkëton 15 milionë ndërsa mesfushori ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare.
Henderson u bashkua me Liverpool në vitin 2011 nga Sunderland për 18 milionë dhe pavarësisht 33-viteve që ka mbi supe, tashmë do të fitojë më tepër se sa në shumë vite karrierë në Premier League.
