Luis Enrique në siklet për Mbappe. Ja çfarë thotë trajneri i PSG kur pyetet për yllin e skuadrës

Luis Enrique në siklet për Mbappe. Ja çfarë thotë
Pas miqësores me Al Nassr në Japoni ku publiku bleu biletën për të parë në fushë Mbappe dhe Neymar por u zhgënjye kur PSG zbriti në fushë me një skuadër të re, trajneri Luis Enrique u pyet edhe për mungesën e francezit në këtë turne duke deklaruar jo pa siklet:

“Është një lojtar i madh por nuk është këtu me ne. Ky është një vendim i klubit dhe unë nuk mund të flas”.

Ndërkohë, kryebashkiakja e Parisit ka hyrë personalisht në lojë duke bërë një koment të fortë kundër klubit.

Anne Hidalgo thekson:

“Nuk e kuptoj çfarë loje po bën PSG. Mbappe është lojtari më i mirë i botës dhe duhet mbajtur në Paris duke parë edhe dëshirën e tij për të qëndruar”.