Jo Mbappe? S’ka problem! Al-Hilal planifikon ofertën gjigande për Osimhen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2023, 12:03
Kylian Mbappe refuzoi plot 700 milionë për një sezon në Arabinë Saudite por ato para Al-Hilal ka në plan t’i shpenzojë.
Pasi mbylli kapitullin e sulmuesit francez, klubi nga Riyadh ka në shënjestër golashënuesin më të mirë të Serie A, Victor Osimhen, për të cilin presidenti De Laurentiis kërkon jo më pak se 170 milionë euro.
Pasi kanë arritur praktikisht marrëveshjen për Marco Verrattin-n, të gjitha forcat e Al Hilal janë përqëndruar te puna që duhet të bëjnë për sulmin e skuadrës dhe klubi arab duhet të punojë shumë për të bindur lojtarin 23-vjeçar.
Vetëm një ofertë e parezistueshme mund ta detyrojë nigerianin të zhvendoset në Arabi në kulmin e karrierës,
