VIDEO/ Arsenali kalon Barcelonën, Real Madrid dominon Man. United

Arsenali triumfon në miqësoren e luksit kundër Barcelonës. Në “SoFi Stadium” u shënuan plot 8 gola ku nënkampionët e Anglisë kaluan 5-3 katalanasit ende jo në formë optimale për shkak të virusit në sistemin tretës që preku skuadrën “blaugrana”.

Lojtari që bëri diferencën në fushë ishte sulmuesi i Anglisë, Bukayo Saka ndërsa në krahun tjetër Barcelona kaloi dy herë në avantazh me Lewandowski dhe Raphinha por Havertz e mbylli pjesën e parë në barazim 2-2.

Trossard dy herë dhe Vieira me një gol tjetër mbyllën llogaritë e takimit të Los Angeles. Në sfidën tjetër miqësore të SHBA, Real Madrid kaloi pastër 2-0 Manchester United me gola të Jude Bellingham dhe Joselu. Supergol në pjesën e dytë për sulmuesin 33-vjeçar që vulosi suksesin e skuadrës “Los Blancos”.