Al-Hilal zbarkon në Paris për të takuar Mbappe, ja çfarë pritet të ndodhë

Drejtuesit e lartë të klubit arab Al-Hilal kanë zbarkuar në Paris për të nisur misionin “Mbappe”.

Pasi kanë dërguar virtualisht ofertën në selinë e PSG dhe në adresë të lojtarit, ata kanë vendosur të takohen edhe personalisht me stafin e lojtarit për të bindur të pranojë ofertën që ka një avantazh të madh, kohëzgjatjen.

Mbappe do të jetë i detyruar të qëndrojë vetëm një vit në Arabi ku do të përfitojë 700 milionë euro, 400 më shumë se PSG për kartonin e tij.

Një përgjigje negative paraprake Mbappe e ka dërguar dhe nuk pritet që të ndryshojë mendje pasi të takohet edhe personalisht me përfaqësuesit e klubit nga Riyadh.