Shokuese! Diagnostikohet me kancer mbrojtësi i Borussia Mönchengladbach

Një lajm i rëndë ka tronditur kampin stërvitor të skuadrës gjermane të Borussia Mönchengladbach. 30-vjeçari austriak Stefan Lainer është disgnostikuar me kancer në linfonoda duke nisur menjëherë kurimin.

Ai do të qëndrojë shumë muaj larg fushave deri në përfundim të kurimit, ndërsa klubi gjerman thekson se do t’i sigurojë kurimin më të mirë të mundshëm.

Komunikata e Borussia Mönchengladbach:

“Ka mundësi shumë të mëdha që të shërohet plotësisht dhe t’i rikthehet jetës normale, duke përfshirë edhe angazhimin e tij në sport si profesionist. Do të bëjmë gjithçka për t’i garantuar kurimin më të mirë të mundshëm. E urojmë për  një shërim sa më të shpejtë dhe shumë forcë e optimizëm në luftën kundër sëmundjes”.