Dëmtim horror për yllin e Wrexham në miqësoren me Manchester United

Vetëm miqësore nuk mund të konsiderohet ajo mes Manchester United dhe Wrexham, skuadra në pronësi të aktorit amerikan, Rayan Reynolds.

Në ndeshjen e luajtur përtej oqeanit mes dy skuadrave, Wrexham-i modest fitoi 3-1 por përtej rezultatit, një dëmtim i rëndë tërhoqi vëmendjen e opinionit, mediave dhe skuadrave.

Dëmtim horror për yllin e Wrexham në miqësoren me Manchester

Ylli i skuadrës modeste të League One, Paul Mullin u përplas dhunshëm me portierin e United, Nathan Bishop në minutën e 12 dhe sipas mjekëve, ai ka pësuar një dëmtim të rëndë në një pjesë të mushkërisë.

Dëmtim horror për yllin e Wrexham në miqësoren me Manchester

Bishop nuk u mendua dy herë duke u hedhur në mënyrë agresive dnaj kundërshtarit që kishte nevojë urgjente për oksigjen dhe u transportua menjëherë në spital.

Trajneri i Wrexham, Phil Parkinson kritikoi sjelljen e Bishop por Manchester United e akuzoi më vonë se po i hedh benzinë zjarrit, duke nxitur edhe një valë urrejtjeje ndaj portierit të ri të “Djajve të kuq”.

Sipas Manchester United, faulli ishte i paqëllimshëm, ndërsa Rayan Reynolds vuri theksin në pasionin dhe dashurinë që ka Mullin për këtë fanellë e në këtë rast ai e pësoi me disa qepje shumë delikate në mushkëri. Ndeshja u zhvillua në stadiumin e San Diegos në praninë e 35 mijë tifozëve.