SKANDAL NË BEOGRAD! Tifozët e Crvena Zvezda bëjnë thirrje për të sulmuar Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2023, 22:27
Ndeshje miqësore që tifozët ekstremistë të Crvena Zvezda, pasardhës të Arkanit, e përdorin për të hedhur parrulla dhe mesazhe të papranueshme.
Në ndeshjen kundër Fiorentinës, tifogrupi "Delije" u shfaq me këtë tank në koreografi ku shkruan: "Kur ushtria kthehet në Kosovë".
Koreografia është shpalosur në minutën 12 dhe 44 sekonda duke e personifikuar këtë gjest me rezolutën 1244 të KS në OKB.
