Lazio gjen zëvendësuesin e Milinkovic-Savic, bëhet fjalë për shokun e skuadrës së Shaqirit dhe Xhakës

Lazio finalizon goditjen e dytë të merkatos së verës. Pas sulmuesit Taty Castallanos, presidenti Claudio Lotito shkëput nga Eintracht Frankfurt, Mohameth Djibril Ibrahima Sow.

Mesfushori zviceran do të zëvendësojë Milinkovic-Savic të larguar drejt Arabisë Saudite për 40 milionë euro. Bëhet fjalë për një lojtar shumë të fuqishëm dhe polivalent për të cilin Lazio do të paguajë 15 milionë euro pasi kontrata e lojtarit me origjinë senegaleze skadon vitin e ardhshëm dhe klubi gjerman nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero.

Sow është një mesfushori fizik i gjatë 1.84 dhe afrimi i tij në Itali e rrit cilësinë e Serie A ndërsa dobëson Eintracht që humbet gjithashtu edhe mesfushorin japonez Kamada, kontrata e të cilit nuk është rinovuar.