“Kundër Tiranës nuk është e lehtë”, Gunes paralajmëron Behiktashin
Beshiktash do të luajë sonte në mbrëmje kundër Tiranës një ndeshje që në letër anon nga skuadra turke por në konferencën e shtypit, trajneri Senol Gunes, deklaroi se pavarësisht emrit të madh që ka skuadra e tij, nuk duhet ta nënvlerësojë për asnjë moment kundërshtarin nga Shqipëria.
Në stërvitjen e fundit, trajneri Gunes nuk kishte në dispozicion sulmuesin Rashid Gezal i cili nuk do të luajë kundër Tiranës ashtu si edhe Amartey, Cenk, Tayyip dhe Emrecan
“Ata mund të luajnë shpejt në sulm dhe kanë disa lojtarë që unë i njoh. Ndeshja do të jetë shumë e vështirë por ne besojmë te forca dhe cilësitë që kemi në grup. Kjo ndeshje do të jetë një test shumë i rëndësishëm dhe unë do të kërkoj që ta zgjidhim duke e detyruar skuadrën kundërshtare të tërhiqet sa më shumë. Do të kërkojmë të bëjmë lojë të bukur skuadre të kombinuar me një rezultat pozitiv”.
