Wanda Nara me leuçemi, e konfirmon vendimi që ka marrë për të jetuar në Milano

Wanda Nara me leuçemi, e konfirmon vendimi që ka marrë për
Prezantuesja dhe njëkohësisht bashkëshortja e sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi, Wanda Nara do të zhvendoset nga Amerika e Jugut drejt Milanos për të ndjekur kurimin në një vend më të specializuar.

Bukuroshja bionde nuk dëshiron që Icardi të largohet nga Galatasaray ku do të nënshkruajë për tre sezone shtesë dhe do të arkëtojë 27 milionë euro, ndërsa pas një bisede të gjatë në familje, ata kanë vendosur që të jetojnë përgjithmonë në kryeqëndrën e Lombardisë.

Ata do të jetojnë mes Milanos dhe Stambollit, dy qytete të ndara nga vetëm dy orë me avion, çka do t’i lejojë Nara-s të jetë nën monitorimin e rreptë të mjekëve të specializuar në një nga klinikat më të njohura të Italisë.