“Tradhëtari Lukaku”, Materazzi nuk kursehet ndaj sulmuesit belg

Ish-mbrojtësi dhe ikona e Interit të Mourinhos, Marco Materazzi flet në lidhje me çështjen “Lukaku” ku sulmuesi belg u bë protagonist pasi fillimisht i shprehu gadishmërinë skuadrës zikaltër por më pas flirtoi edhe me Juventusin dhe sot është ende në pritje të një oferte.
“Çdokush është përgjegjës për aksionet e tij. Kush e njeh situatën e di shumë mirë se Inter ka bërë gjithçka për ta marrë Lukakun. Fillimisht e kërkoi nga United dhe më pas e huazoi nga Chelsea ndërsa herën e tretë i rikonfirmoi vullnetin për ta blerë përfundimisht.
Unë kam qenë adhurues i Lukakut dhe do të doja që të ishte më i qartë, të vepronte si Onana, një zotëri i vërtetë. Nuk është normale që ai kërkoi largimin te Chelsea menjëherë pasi fitoi titullin dhe më pas i njëjti lojtaru rikthye te Interi si një djalë plangprishës. Tani bëri sërish një gjest aspak të pranueshëm dhe ky është si një grusht i fortë në bark”.
