Pjesa e parë zhgënjyese, Partizani inekzistent në transfertën e modestëve nga Andorra

Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë e ndeshjes Atletic D’Escalades-Partizani.

Dueli i parë i fazës së dytë të UEFA Conference League tregoi limitet e skuadrës së Zoran Zekic i cili tentoi që nga minuta e parë me Eros Grezdën i cili nuk tregoi pothuajse asgjë, përveç një rasti të artë në fundin e pjesës së parë.

Mungoi loja pasi Partizani ra në nivelin e rivalit, ndërsa skuadra u nxitua dhe nuk ishte e qartë në pjesën më të madhe të këtij fragmenti loje.