VIDEO/ Manchester United i jep leksion Arsenalit, miqësorja amerikane flet për skuadrën e Ten Hag
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2023, 09:29

Mikel Arteta hodhi në fushë skuadrën më të mirë të mundshme por kjo nuk i mjaftoi Arsenalit për të evituar humbjen në miqësoren e zhvilluar në “Metlife Stadium” të New Jersey në SHBA.
2-0 fituan “Djajtë e kuq" përballë “Topçinve” të cilët nuk kishin në dispozicion vetëm Oleksandr Zinchenko dhe Gabriel Jesus, ndërsa treshja Declan Rice, Jurrien Timber dhe Kai Havertz që kanë kushtuar rreth 250 milionë në merkaton e verës, dështuan për të treguar klasin e tyre.
Në krahun tjetër, Fernandes me shiritin e kapitenit tregoi se është ai frymëzuesi i Manchester United pasi bashkë me Jadon Sancho gjeti rrugën e rrjetës.