Virusi mbërthen Barcelonën, anulon miqësoret jo vetëm me Juven, por edhe me Arsenalin, rrezikohet El Clasico

Ishte programuar për t’u zhvilluar në orën 4.30 të mëngjesit të së dielës ndeshja miqësore Barcelona-Juventus, por u luajt për shkak të një problemi jo të vogël në kampin katalanas.
Lajmin e bën të ditur vetë klubi blaugrana nëpërmjet një komunikate duke theksuar se një virus ka prekur pjesën më të madhe të skuadrës. Bëhet fjalë për një virus gastroenterit që ka prekur sistemin tretës të lojtarëve të Barcelonës.
I pari që dha shenja ishte mbrojtësi Joules Kounde ndërsa Barcelona ka ndërprerë edhe seancat stërvitore në “Coliseum Memorial” të Los Angeles.
Pak orë më vonë klubi njoftoi edhe anulimin e miqësores tjetër, atë me Arsenalin ndërsa rrezikon shumë edhe El Clasico me Real Madrid e programuar për t’u luajtur në 26 korrik në “SoFi Stadium”.
