Lajm i mirë për tifozët e Bayern Munchen, bashkëshortja e Kane kërkon shtëpi në Bavari

Mund të jenë ditët e fundit të Harry Kane në Londër me fanellën e Tottenham ku e lidh edhe 1 vit kontratë por asgjë më shumë sepse sulmuesi anglez dëshiron vetëm Bayernin dhe këtë ia ka bërë të ditur klubit që nuk e liron pa 100 milionë, shumë që klubi gjerman nuk është i gatshëm ta paguajë.

Sipas “The Sun”, bashkëshortja e lojtarit rekordmen të klubit londinez, Katie Goodland po kërkon një shtëpi në Mynih ku çifti bashkë me fëmijët mund të akomodohen gjatë viteve të ardhshme.

Tottenham po bën të pamundurën për të rinovuar kontratën me lojtarin por Kane ka refuzuar çdo bisedim të mundshëm pasi dëshiron të ndryshojë ambjent dhe Bayern Munchen duket se do të jetë skuadra e tij e ardhshme.