D’Escalades-Partizani, një arbitër pa eksperiencë për të kuqtë në Andorra

Në Andorra të martën ku Partizani do të sfidojë modestët e Atletic Descalades në orën 17:00, arbitër do të jetë uellsiani Robert Ian Jenkins me ndihmësa Beckett, Hendricks dhe Jones.

FIFA e ka anëtarësuar në vitin 2021 dhe bëhet fjalë për një xhaketë të zezë pa shumë eksperiencë. Përvec ndeshjes Gjilani-Liepaja në vitin 2022, ai nuk ka drejtuar asnjë tjetër ekip shqiptar ndërsa në Uells konsiderohet si një nga emrat më premtues të së ardhmes.

Jenkins është një arbitër që e toleron lojën e fortë dhe sfida mes Atletic Descalades dhe Partizanit është një nga më të rëndësishmet e karrierës së tij.