Fanellat e Messit me Inter Miami. Çmenduri në Argjentinë, fillon kontrabanda

Kërkesa në rritje për fanellat e reja të Lionel Messit ka nisur një gjueti të vërtetë të autoriteteve argjentinasve ndaj trafikantëve.

Një grua është ndaluar në aeroportin e Buenos Aires pas mbërritjes së saj nga Santiago. Asaj iu sekuestruan 50 fanella të Inter Miami me emrin dhe numrin e Messit, pasi ato ishin “fake” dhe ky konsiderohet një krim në Argjentinë.

Fanellat e Messit me Inter Miami. Çmenduri në Argjentinë,

Fanellat e Messit me klubin e tij të ri nuk janë ende zyrtarisht në shitje në Argjentinë por kjo nuk i pengon kontrabandistët të fusin në vend nga shtete të tjera ku kanë nisur të prodhiohen në fabrika të pacertifikuara.