Taulant Seferi zgjedh milionat e Emirateve të Bashkuara Arabe

Taulant Seferi i jep fund aventurës në Ukrainë me Vorsklan duke zgjedhur një destinacion edhe më në lindje. Ai do ta vazhdojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe me fanellën e Banya FC, klub me bazë në Abu Dhabi.

Vorskla e ka huazuar për një sezon 26-vjeçarin e Kombëtares Shqiptare, ndërsa lojtari do të arkëtojë rreth 800 mijë euro. Në rast se klubi i ri ushtron të drejtën e blerjes së kartonit, duhet të paguajë edhe 1 milionë të tjera në llogarinë e ukrainasve.

Ka qënë vetë klubi arab që ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të lindur në Kumanovë, i cili e ka nisir karrierën në Zvicër me Young Boys, Xamax e Uinterthur, ndërsa spikati te Tirana në Superligë gjatë sezoneve 2020-21 dhe 2021-22.