Tifozët serbë e sulmojnë, Nicola Mirotic vendos të mos firmosë me Partizanin e Beogradit

Barcelona e la të lirë pak muaj më parë dhe qëndra Nicola Mirotic ishte në bisedime me dy klubet e Beogradit, Partizanin dhe Yllin e Kuq për të vijuar karrierën në vendin e origjinës por gjatë ditëve të fundit shtatlarti i koshit ka ndryshuar mendje për shkak të kërcënimeve që i kanë ardhur nga bashkëkombasit.

Edhe pse është malazez me origjinë, Mirotic rrjedh nga një familje serbe e zhvendosur kohë më parë nga vendi ballkanik drejt Spanjës. Krëcënimet që ai ka marrë nga tifozët e të dyja skuadrave të Beogradit e kanë lënë pa fjalë, aq sa ai ka publikuar një postim të gjatë ku bën me dije vendimin për të mos u zhvendosur në kryeqëndrën e Serbisë ku ishte shumë pranë firmës me Partizanin.

Postimi i Nicola Mirotic:

“Unë i kam kushtuar gjithë jetën kërkimit të së vërtetës dhe sjelljes së drejtë me të gjithë dhe me gjithçka. Është një rrugë e vështirë që kërkon përkushtim dhe përkushtim, ashtu siç kalova pjesën më të madhe të jetës sime duke luajtur basketboll duke u përpjekur të jem një lojtar i mirë dhe duke luajtur gjithmonë si pjesë e ekipit. Në fakt, basketbolli është bërë pjesë e jetës sime dhe kjo lojë ka ndikuar në rritjen e personalitetit tim.

Megjithatë prej javësh publikohen informacione për mua dhe se ku do të vazhdoj karrierën time. Me gjithë vullnetin dhe dëshirën time, pa dijeninë time dhe sigurisht larg së vërtetës, botohen tekste të shkruara rastësisht. Disa prej tyre ishin imagjinata dhe përfundime arbitrare të njerëzve dhe mediave. Të gjithë tërhoqën shumë vëmendje, gjë që unë dhe familja ime nuk e donim. Kur mbërritën disa informacione te tifozët se do të vazhdoj karrierën te Partizani, më erdhën kërcënimet dhe ofendimet, të cilat më tronditën shumë dhe më lënduan.

Nuk dua të jem një person që i ndan njerëzit, aq më pak ngjyrat e klubit. Kam vendosur të mos jem pjesë e asaj atmosfere dhe nuk dua të vë më në vështirësi as veten, as familjen time. Për hir të së vërtetës, më duhet të them se asnjë kërcënim nuk ka ardhur nga Ylli i Kuq dhe se kam pasur gjithmonë komunikim të mirë me ta, plot respekt. Gjithashtu, dua të theksoj se dëshira ime për të luajtur për një ekip në Serbi nuk ishte e kushtëzuar nga ofertat financiare apo nga ngjyrat e ndonjë klubi. Doja të luaja në vendin që dua, por gjërat nuk shkuan ashtu siç dëshiroja.

Falënderoj Partizanin për besimin por megjithatë vendosa që gjëja më e mirë për mua dhe familjen time është të vazhdoj karrierën time në një ekip evropian larg Serbisë".