VIDEO/ Horror në Meksikë, trajneri vritet në mes të një ndeshjeje amatore

VIDEO/ Horror në Meksikë, trajneri vritet në mes të një
Ciudad Obregon është qyteti meksikan ku gjatë orëve të fundit është regjistruar një ngjarje e pazakontë në kufijtë e njerëzores.

Trajneri i njërës prej skuadrave që po luanin një ndeshje amatore, është goditur nga një armë zjarri që dëgjohet edhe në video.

Ishte një grup i armatosur që sulmoi me armë zjarri fushën ndërsa mbeti i plagosur edhe një spektator.