Nis beteja, PSG le jashtë listës së turneut aziatik sulmuesin Kylian Mbappe

Nis beteja, PSG le jashtë listës së turneut aziatik sulmuesin
PSG kërkon një zgjidhje përfundimtare, Kylian Mbappe synon të vazhdojë për t’u liruar sezonin e ardhshëm me parametra zero.

Në Paris ka shpërthyer kaosi dhe duket se presidenti Naser Al Khelaifi e ka humbur durimin me yllin e skuadrës, sulmuesin më të shtrenjtë të planetit.

Për shkak të vendosmërisë që opo tregon Mbappe për t’i shkuar deri në fund idesë së tij, klubi nuk e ka grumbulluar për turneun aziatik në japoni dhe në avionin e skuadrës franceze nuk hipi sulmuesi me numrin 10.

Mbappe refuzon të zgjasë kontratën dhe ka zgjedhur t’i bashkohet Realit të Madridit me parametra 0 në verën e ardhshme.