Lukaku kërkon falje por Interi nuk bën hapa pas dhe i “mbyll derën”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2023, 11:11

Romelu Lukaku është bërë telenovelë e vërtetë. Pasi nuk u hapi telefonin drejtuesve të Interit sepse po diskutonte me Juventusin, tashmë që po refuzohet edhe nga skuadra bardhezi, ai bën një hap pas dhe tenton të kërkojë falje.
Sulmuesi 30-vjeçar i Chelseat nuk ka një klub pretendent që ta joshë dhe askush nuk dëshiron të dëgjojë për të për shkak të sjelljeve fëmijërore të tij. Ai i ka kërkuar Interit që t’ia hapë një derë të re por në skuadrën zikaltër edhe lojtarë kanë dalë kundër shtatlartit.
Klubi në krahun tjetër nuk dëshiron gjithashtu që ta dëgjojë faljen e Lukakut i cili kërkon edhe një mundësi të fundit pasi një javë më parë Inter dhe Chelsea e kishin arritur marrëveshjen e prishur pikërisht nga lojtari.
