Surprizon Hamilton! Pole position për 7 herë kampionin e botës në Hungari

Ka një surprizë të madhe të shtunën e provave zyrtare të Hungarisë. Lewis Hamilton rikthen në kujtesë betejën me Max Verstappen të cilin e mundi me vetëm 3 të mijtat më pak duke siguruar vendin e parë në nisjen e garës që do të zhvillohet nesër në pistën e Hungaroring.
Britaniku i Mercedes GP e mbylli xhiron më të shpejtë me kohën 1'16"609, ndërsa në radhën e dytë do të nisen Lando Norris dhe Oscar Piastri me McLaren e më pas Guanyu Zhou me Alfa Romeo.
Sërish dobët Ferrari që nuk shkon më shumë se koha e gjashtë më e mirë me Charles Leclerc, por Carlos Sainz bëri edhe më keq pasi nuk u ngjit më lart se vendi i 11 pasi nuk u kualifikua përtej Q2.
Ky është pole position 104 i karrierës së Lewis Hamilton, i cili nuk regjistronte kohën më të shpejtë në provat zyrtare që rej garës së vitit 2021 në Arabinë Saudite.
Klasifikimi final;
1. Lewis Hamilton (Mercedes)
2. Max Verstappen (Red Bull)
3. Lando Norris (McLaren)
4. Oscar Piastri (McLaren)
5. Zhou Gunayu (Alfa Romeo)
6. Charles Leclerc (Ferrari)
7. Valtteri Botas (Alfa Romeo)
8. Fernando Alonso (Aston Martin)
9. Sergio Perez (Red Bull)
10. Nico Hulkenberg (Haas)
11.Carlos Sainz (Ferrari)
12. Esteban Ocon (Alpine)
13. Daniel Ricciardo (Alpha Tauri)
14. Lance Stroll (Aston Martin)
15. Pierre Gasly (Alpine)
16. Alex Albon (Williams)
17. Yuki Tsunoda (Alpha Tauri)
18. George Russell (Mercedes)
19. Kevin Magnussen (Haas)
20. Logan Sargeant (Williams)
