FOTO&VIDEO/ Messi hap erën e re në futbollin amerikan. Debutim historik me fanellën e Inter Miami
Debutim me gol nga goditja e dënimit për Lionel Messin. Në eksperiencën e parë amerikane, fituesi i 7 Topave të Artë, njëkohësisht kampioni i botës në fuqi dhe një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë, tërhoqi vëmendjen e gjithë Amerikës që shpreson të nisë një rrugë të re që do të fuqizojë shumë futbollin edhe përtej Atlantikut.
Në stadiumin e Miami-t ku çmimi i një bilete arriti deri në disa qindra mijqra dollarë dhe ku ishin të pranishëm mes shumë yjeve edhe LeBron James e Kim Kardashian apo Venus Williams, argjentinasi la gjurmë me golin në minutën e 94 që i dhuroi fitoren skuadrës nga Florida në përballjen me meksikanët e Cruz Azul e vlefshme për League Cup.
Fillimisht, biletat që dolën në shitje kushtonin mesatarisht rreth 30 dollarë por të premten në mbrëmje çmimi shkoi me 6 shifra, ndërsa argjentinasi qëndroi në fushë për rreth 40 minuta pasi i duhet ende të fitojë formën e plotë fizike pas pushimeve të gjata.

Trajneri Tata Martino e aktivizoi bashkëkombasin e tij menjëherë pas filllimit të pjesës së dytë, ndërsa 22 mijë të pranishmit në stadium shpërthyen në festë bashkë me numrin 10 në frymën e fundit pas golit që vendos sfidën.

Ky është momenti më i rëndësishëm për futbollin e SHBA-ve 17 vite pas debutimit të David Beckham te Los Angeles Galaxy, i cili realizon edhe ëndrrën për të transferuar futbollistin argjentinas në Miami.


