Kombëtarja gjen sulmuesin e golave? Mirlind Daku debuton me rrjetë në Rusi (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2023, 19:06
Mirlind Daku, sulmuesi i lindur në Kosovë që u pajis me pasaportë shqiptare pak javë më parë, debuton në mënyrën me të mirë të mundshme në Rusi.
Pasi u transferua nga Maribor te Rubin Kazan, ai luajti ndeshjen e parë me fanellën e skuadrës ruse ku shënoi një gol me kokë e dhuroi një asist.
22-vjeçari ishte në pronësi të Osijek që e shiti për 1.2 miliomë euro nga të cilat përfitoi 10% edhe Llapi, skuadra qëi dha mundësinë e debutimit si profesionist.
Pak kohë më parë Daku deklaroi se dëshirom të veshë fanellën e Shqipërisë pasi Kosova nuk i dha mundësi të tregonte vlert në fushë ndërsa është interesante situata e shtatorit kur do.të mësohet përfundimisht nëse ai do të luajë më Dardanët apo me Kuqezinjtë.
