Frederik Veseli largohet nga Italia, nënshkruan me klubin turk

Mbyllet aventura italiane për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Frederik Veseli. Lojtari kuqezi largohet nga Benevento për të nisur një aventurë të re në Turqi ku ka nënshkruar me Karagumruk.

Shtatlarti ka nënshkruar një kontratë deri në 30 qershor 2025 dhe në Turqi gjen dy lojtarë të tjerë të Kombëtares si Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi.

Komunikata e Karagumruk:

“I urojmë mirëseardhjen në familjen tonë Frederik Veselit i cili ka veshur 43 herë fanellën e Kombëtares Shqiptare. I urojmë fat në sezonin e ri”.