Nga 400 mijë dollarë në 893 milionë. Ndryshimi radikal i “Santiago Bernabeut”

Stadiumi mitik i Madridit, “Santiago Bernabeu” që po rinovohet plotësisht dhe do të jetë gati brenda fundit të këtij viti, ka pësuar një ndryshim radikal.

Nga 400 mijë dollarë në 893 milionë. Ndryshimi radikal i

I ndërtuar në vitin 1944 për vetëm 400 mijë dollarë në atë kohë, kompleksi i është nënshtruar ndryshimeve 7 herë, i fundit i nisur rreth tre vite më parë dhe që i ka kushtuar klubit pothuajse 1 miliardë dollarë edhe pse fillimisht u planifikua rreth 500 milionë.

Ndërtimi i stadiumit në vitet ’40 zgjati për rreth 30 muaj. Inagurimi i stadiumit të rikonstruktuar do të bëhet në datën 14 dhjetor rreth 76 vite pas vendosjes së gurëve të parë në tokën që në atë kohë ishte zonë industriale.

Nga 400 mijë dollarë në 893 milionë. Ndryshimi radikal i

Stadiumi i ri do të ketë vetëm 85 mijë vende, shumë larg rekordit të vitit 1954 kur u vendosën 125 mijë stola.

Nga 400 mijë dollarë në 893 milionë. Ndryshimi radikal i