Nuk është “1 prilli”, Inter-Egnatia miqësore vere në Itali. Ja data dhe vendi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2023, 21:42

Eleminimi nga Europa nuk e demoralizon klubin e Egnatias që po punon për t’i dhënë sa më shumë peshë në aspektin ndërkombëtar.
Vetëm pak orë pas humbjes me 11 metërsha në fazën e parë të Conference League ndaj Ararat, presidenca ka punuar për të finalizuar një miqësore luksi.
Egnatia do të sfidojë Interin në qytetin e Ferrara-s në kuadër të përgatitjeve verore që skuadra zikaltër ka nisur prej disa ditësh.
Nuk është ende zyrtare por pothuajse e sigurt që ndeshja do të luhet në stadiumin e SPAL në 13 gusht.
