Talenti i Juventusit rrëfen frikën për vdekjen pas paralizës së papritur

Talenti i Juventusit rrëfen frikën për vdekjen pas paralizës
Daouda Peeters është një lojtar që Juventusi e bleu për të projektuar të ardhmen dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie B me skuadrën e Sudtirol si i huazuar.

Belgu shtatlartë është rikthyer prej pak kohësh në aktivitet të plotë sepse dy vitet e fundit ai ka kaluar momente vërtet të frikshme. U diagnostikua me sëmundjen Guillain-Barré që godet sistemin periferik nervor në 22 tetor të vitit 2021. Pa asnjë paralajmërim u përball me simptomat e para  dhe ai rrëfen:

“Një ditë, këmbët e mija u ndalën papritur. U rrëzova dhe nuk arrija më të ecja, nuk ndieja asgjë. Momenti më i keq i karrierës nisi nga asgjëja. Po humbisja forcë dhe ekujlibër në vrap dhe goditje. Pasi u shtrova në spital nuk shkoja dot as në tualet.

Rreziqet nuk janë vetëm sportive sepse në shumë raste mund të humbasësh jetën. Kisha frikë se do të vdisja. Gjithë jetën time kam qenë i shëndetshëm por papritur gjithçka ndryshoi. Gjithsesi pas disa ditëve muskujt nisën të reagonin dhe po më dhimbnin shumë sepse nuk ishin mësuar me aq shumë ditë pushim. Tani pas dy vitesh jam sërish në fushë dhe ndihem mirë”.