Amir Rrahmani flet për titullin me Napolin: Ja kur e kuptuam që e kishim fituar

Për Napolin hapet një kapitull i ri sepse në lojë është një titull që duhet mbrojtur dhe për shqiptarin Amir Rrahmani misioni bëhet më i vështirë. Në një intervistë nga qëndra stërvitore në Dimaro, Rrahmani kujton momentin e sezonit të kaluar kur e kuptoi vërtet se Napoli e kishte fituar titullin.

“Kur mundëm Atalantan 2-0 e kuptuam vërtetë se kishim fituar titullin. Ndeshja më e bukur. Sigurisht fitorja 5-1 kundër Juventusit në Maradona. Për ne është një krenari që e nisim këtë sezon si kampionë të Italisë sepse pas 33 viteve fituam titullin dhe tani kemi më shumë përgjegjësi.

Unë kam luajtur si mbrojtës edhe pse në fillimet e karrierës aktivizohesha si mesfushor shkatërrues. Të gjithë më kanë thënë se numri 13 nuk është fatsjellës por mua më ka sjellë përherë fat”.