Tregoi gjoksin në ring pas fitores! Ndëshkim i pabesueshëm për boksieren
Ylli i faqes për të rritur OnlyFans dhe TikTok, Danielle Hemsley është pezulluar nga Federata e Boksit. Gjesti i saj u pëlqye nga fansat, të cilët paten kënaqësinë të shikonin gjoksin e saj të zhveshur, por kjo nuk është pëlqyer nga njerëzit që drejtojnë boksin botëror. Sidomos atë të femrave, për promovimi i së cilës është punuar seriozisht vitet e fundit.
Përmbajtja nuk është e përshtatshme për personat nën 18 vjeç, pasi përmban lakuriqësi. “I kërkojmë falje të gjithëve, që u shqetësuan nga kjo sjellje gjatë transmetimit,”- thotë në deklaratën e saj organizata “Kingpin Box”.
Fundjavën e kaluar amerikania Daniela Hemsley mposhti polaken Aleksandra Danielka në Dublin të Republikës së Irlandës. Pas triumfit, biondja, e emocionuar ekspozoi gjoksin e saj, por më pas kërkoi falje për sjelljen e saj.

