Jo, faleminderit! David de Gea refuzon Interin për të zëvendësuar Onana-n

Jo, faleminderit! David de Gea refuzon Interin për të
Transferimi i Andre Onana-s te Manchester United për rreth 50 milionë euro e ka futur në lojë Interin për të gjetur një zëvendësues në lartësinë e kamerunasit dhe emri i parë që shfaqet në listën e Beppe Marotta-s është i larguari nga Manchester pikërisht për shkak të Onana-s.

Spanjolli De Gea, aktualisht pa një kontratë, ai u kontaktua nga Interi që i ofroi rreth 5 milionë euro në sezon por sipas “Daily Record”, shtatlarti iberik preferon ta vazhdojë karrierën në Spanjë.

Në këtë mënyrë, Interi është hedhur në sulm për Ian Smmer dhe la si alternativë ukrainasin Anatoliy Trubin.