VIDEO EKSKLUZIVE NGA BATUMI/ Presidenti Refik Halili përgëzon skuadrën, shpërthen festa në dhomën e zhveshjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2023, 21:41
Tirana feston në dhomën e zhveshjes së stadiumit të Batumit ku siguroi biletën e fazës së dytë të Conference League.
Pas sfidës, djemtë bardheblu u mblodhën dhe festuan pas suksesit 2-1 me golat e Lushkjes dhe Deliut, ndërsa presidenti Refik Halili mbajti një fjalim të shkurtër që mund të shikoni më poshtë fale videos ekskluzive që sjell “Ora News” nga Gjeorgjia e largët.
