Atletico Madrid, tifozët vandalizojnë pllakën në nder të Joao Felix

Atletico Madrid, tifozët vandalizojnë pllakën në nder
Sulmuesi portugez, Joao Felix, aktualisht në kontratë me Atletico Madrid, po përjeton një situatë të komplikuar pasi Chelsea nuk pranoi të ushtronte të drejtën e blerjes pas testit 6-mujor.

Pasi iu vetëofrua rivalëve të Barcelonës duke deklaruar se të veshë fanellën katalanase mbetet një ëndërr për të, pllaka me emrin e tij në stadium është dëmtuar.

Një gjest i kuptueshëm nga fraksioni i ultrasve “Los Colchoneros” që e konsiderojnë Barcelonën si “armikun” më të madh sportiv, sigurisht pas Real Madrid-it.