Hysaj premton një vit edhe më pozitiv me Lazion dhe Kombëtaren

Autor i një goli por edhe protagonist i padiskutueshëm i Lazios nënkampione të sezonit të kaluar. Elseid Hysaj flet nga Auronzo di Cadore ku skuadra bardhekaltër por zhvillon fazën përgatitore. Mbrojtësi kuqezi thekson se po kalon një moment shumë pozitiv dhe ndohet mirë fizikisht duke i dhënë sinjale të rëndësishme edhe trajnerit brazilian të Kombëtares, Sylvinho.

Elseid Hysaj:

“Kualifikimi në Champions është një arritje e madhe sepse të luash kundër skuadrave si Real Madrid është shumë bukur. Unë e kam provuar më parë këtë shije dhe tani do të luaj sërish. Të gjithë kemi qenë fëmijë dhe kemi ëndërruar të aktivizohemi në të tilla nivele. Duhet të jemi mirënjohës për mundësinë që na është dhënë dhe të bëjmë punën tonë sa më mirë.

Kam besim se këtë sezon do të bëjmë edhe më mirë. Trajneri Sarri më ka ndihmuar shumë. Ai ka ndryshuar shumë pak gjatë viteve sepse është një njeri që të kërkon të japësh përherë maksimumin. Të gjithë thonë se unë e kam më të thjeshtë që të luaj me të sepse më stërvit prej vitesh por nuk është kështu sepse nën drejtimin e Sarrit duhet të bësh shumë”.