Egnatia largohet mes lotësh, Ararat kalon nga “lotaria” e 11-metërshave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2023, 22:55
Rënduan këmbët në momentin më vendimtar të ndeshjes rolkamboleske që i mbylli 120 minutat me 8 gola. Sfidë e pafundme në Elbasan mes Egnatias dhe Ararat që kanë takim një javë pas barazimit të Armenisë.
U shënuan 8 gola e madje Egnatia ishte tre herë në avantazh por skuadra rrogozhinase nuk arriti të tregohej e qetë për të menaxhuar ndeshjen.
Pasi e mbylli pjesën e parë 2-1, shkoi në shtesa pasi miqtë barazuan 3-3 në fund të 90 minutave e madje kaluan në avantazh në kohën shtesë për Duamena arriti të barazonte në fund.
Nga pika e bardhë e penalltisë, rrogozhinasit gabuan në dy raste duke u dorëzuar pas 120 minutave të lodhshme. Mbyllet këtu edhe aventura e Egnatias që bashkë me Vllazninë mund të rikthehen edhe për pak ditë me pushime.
