Ronaldo ngjitet në krye të listës së njerëzve që fitojnë më shumë nga Instagram. Ja sa arkëton
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2023, 08:18

Cristiano Ronaldo mund edhe Kylie Jener edhe pse nuk bëhet fjalë për një garë mode.
Sulmuesi portugez ka parakaluar modelen amerikane në klasifikimin e njerëzve që fitojnë më shumë nga rrjeti social Instagram, duke u ngjitur në vendin e parë. Për çdo postim në Insta, 38-vjeçari arkëton rreth 2.16 milionë euro, ndërsa Jenner 1.7 milionë.
Ronaldo ndiqet nga rreth 600 milionë njerëz në Instagram, pothuajse 200 milionë më shumë se Jenner, ndërsa Lionel Messi fiton mesatarisht 1.6 milionë për çdo postim publicitar edhe pse ndiqet nga 479 milionë njerëz.

Disa nga sponsorizimet më të mëdha Ronaldos i vijnë prej kompanive Livescore, Therabody dhe Binance.
