Një skuadër shqiptare në raundin e dytë të UEFA Conference League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2023, 19:17

FC Dukagjini kualifikohet në raundin e dytë të UEFA Conference League pasi triumfoi edhe në ndeshjen e dytë kundër FC Europa.
Në transfertën e Gjibraltarit, skuadra kosovare fitoi 3-2 dhe në total pas suksesit të parë 2-1 e çon në 5-3 rezultatin e përgjithshëm.
Për skuadrën nga Klina rezultatin e zhbllokoi Zulfiu dhe edhe pse Shabani e la ekipin me 10 lojtarë, Shala dhe sërish Zulfiu vulosën suksesin.
Skuadra tjetër kosovare që do të synojë sonte fazën e dytë të Conference League është Gjilani i drejtuar nga Klodian Duro që në ndeshjen e parë ndaj Progres Niedercorn barazoi pa gola.
