Vllaznia në Europë, Migen Memelli dhe Bekim Balaj nuk janë dorëzuar (VIDEO)
Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli kërkon që skuadra ta harrojë disfatën e ndeshjes së parë 3-1 ndaj Linfield dhe të fokusohet tërësisht te ndeshja e sotme në mbrëmje kundër irlandzo-veriorëve , e vlefshme për raundin e parë të Conference League.
Migen Memelli:
"Besoj që kjo javë ka qenë një javë reflektimi se si duhet të përmirësojmë gjërat dhe çfarë të bëjmë përballë kësaj skuadre. Në javën e parë ishte njohja që duhet të bëjmë më kundërshtarin. Nisur nga kjo them se skuadra është stërvitur shumë mirë, besimi nuk mungon dhe kam besim se çunat do të bëjnë një ndeshje shumë të mirë.
Nuk kemi ndryshuar shumë, ajo që mendoj dhe besoj është që atmosfera do të në ndihmojë me tifozët dhe nisur nga kjo besoj motivimi do të jetë shumë herë më i lartë se sa ka qenë.
Formacioni? Nuk e kemi vendosur akoma sepse është edhe një stërvitje e fundit. Besoj do të ndajmë nesër në mëngjes pasi siç na ndodhi në Belfast që Gruda për arsye shëndetësore mungoi, ka edhe të tilla raste që nuk mund të shmangen”.
Bekim Balaj:
“Kam humbur raste, do të humb. Futbolli është lojë gabimesh. Dëshira ishte e madhe që të shënoja gol dhe mund të ndryshonte rrjedhën e lojës, por që duhet të vazhdojmë të shohim para dhe të bëjmë më të mirën për ndeshjen e radhës.

Mendoj se kjo është një ndeshje tjetër. Kjo është një përballje me dy takime. Sigurisht që në ndeshjen e parë u munduam të jemi më të kujdesshëm, të jemi më racional, të merrnim më të mirën atje që të tentonim kualifikimin në Shkodër. Nuk na la një shije të mirë rezultati 3-1, por që mundësia është reale që me mbështetjen e tifozëve. Në Shkodër pritet me interes shumë të madh, kështu me ndihmën e tyre mund ta bëjmë të mundur përmbysjen e rezultatit".
