Shumë vite më parë himarioti zgjodhi Greqinë për Shqipërinë, sot luan te ekipi i lagjes

Shumë vite më parë himarioti zgjodhi Greqinë për
Sotir Nini, një nga talentet e pashpërthyer të futbollit grek ka përfunduar te klubi modest Kifisia F.C.

I themeluar vetëm në vitin 2012, ky klub me ambicje mbijetese në Superligën e Greqisë, ka arrtur të transferojë mesfushorin që shumë vite më parë u vetëdekjarua grek por e veshi shumë pak herë fanellën bardheblu pasi ylli i tij u shua sa hap e mbyll sytë.

Sot në moshën  33-vjeçare, Nini njofton transferimin te Kifisia, skuadër që e siguroi për herë të parë Superligën e Greqisë pas mbylljes së sezonit në vendin e parë të Kategorisë së Parë.