Romelu Lukaku i reziston 60 milionëve nga Arabia, ka një marrëveshje me Juventusin

Në një kohë që po pret lajme nga Torino ku Juventusi duhet të shesë Dusan Vlahovic për t’i bërë vend, Romelu Lukaku po stërvitet në Londër bashkë me të përjashtuarit e tjerë të Chelseat, Ziyech e Aubameyang.
Bomberi belg nuk dëshiron të transferohet në Lindjen e Mesme pasi ambicja e tij është Serie A ku torinezët i kanë dhënë fjalën por fillimisht duhet të lirohen nga shërbimet e bomberit serb të cilin nuk arrijnë ta shesin për shumën e dëshiruar, më shumë se 70 milionë euro.
Vetëm në këtë rast drejtuesit e Juventusit do të shpenzonin 40 milionë për kartonin e sulmuesit që tradhëtoi edhe Interin për Zonjën e Vjetër. Ndërkohë në Arabi, Al Hilal ka gati 50 milionë për Chelsean dhe 60 të tjera për një kontratë 2-vjeçare me lojtarin.
Me Juventusin Lukaku ka një parakontratë për tre sezone me 9 që do të arkëtojë për një vit dhe 27 në total por çështja vazhdon të mbetet pezull.
