Lukaku mbetet vetëm, tani nuk e dëshiron as Juventusi
Interi i tregoi derën pasi nuk u përgjigj në telefon për shkak të bisedimeve që kishte nisur me Juventusin por frika më e madhe e Romelu Lukakut është bërë realitet sepse tashmë shtatlarti belg nuk është më as në planet e bardhezinjve, pavarësisht dëshirës së Massimiliano Allegri-t për ta pasur në skuadër.
Ndërkohë që po stërvitet i veçuar në qëndrën Cobham të Chelseat, alternativë e vetme për belgun mbetet Arabia Saudite që ai e refuzoi kategorikisht disa javë më parë.
Sipas mediave italiane, në Torino nuk e mendojnë të gjithë si trajneri. Një pjesë e madhe e tifozerisë bardhezi nuk e dëshiron në skuadër një lojar që ka deklaruar besimin zikaltër si një tifoz ekstremist në të shkuarën, ndërsa çështja “Vlahovic” nuk po gjen zgjidhje dhe mungesa e një oferte të mirë për serbin e bën të pamundur operacionin “Lukaku”.
Në këtë mënyrë, sulmuesi 30-vjeçar mund të kërkojë një dëstinacion të ri në Lindjen e Mesme.
