Sëmundja e Wanda Nara-s ban bashkë dy armiqtë Maxi Lopez e Mauro Icardi

Maxi Lopez dhe Mauro Icardi bashkojnë forcat për të mirën e Wanda Nara-s. Dy ish shokët e ngushtë, njëri ish-bashkëshort dhe tjetri bashkëshort aktual i prezantueses argjentinase, kanë lënë mënjanë mëritë dhe janë bashkuar për t’i qëndruar pranë asaj në këto momente të vështira ku dyshohet se vuan nga një sëmundje e rëndë.

Në pritje të analizave përfundimtare, Maxi do të shkojë të jetojë në të njëjtën lagje për ta ndihmuar me 3 fëmijët që ata kanë sjellë në jetë vite më parë. Të gjithë po bëjnë të pamundurën në mënyrë që Wanda ta kalojë sa më lehtë këtë periudhë shumë delikate të jetës së saj.

Gjithsesi, edhe pse Lopez ka vendosur të qëndrojë pranë fëmijëve, ai dhe Icardi nuk kanë asnjë kontakt sepse Maxi vazhdon të refuzojë të ketë kontakt me shokun që i “mori” bashkëshorten edhe pse sulmuesi i Galatasaray ka këmbëngulur se ata ishin duke u divorcuar.