Talenti i raketës në finalen e Wimbledon, do të sfidojë Novak Djokovic
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2023, 22:02
Finalja që prisnin të gjithë. Carlos Alcaraz arrin Novak Djokovic në përballjen e fundit të sezonit në Wimbledon, e vlefshme për trofeun e grand slam-it të tretë sezonal.
Në gjysmëfinale, numri 1 i botës kaloi me lehtësi rusin Daniil Medvedev me tre sete të fituara 6-3, 6-3, 6-3. Ndeshja zgjati vetëm 1 orë e 50 minuta ndërsa Medvedev u dorëzua pa kushte përballë talentit iberik.
Alcaraz arrin kështu finalen e parë në All England Club ku përballë do të ketë numrin 2 të botës dhe rekordmenin absolut të turneve grand slam me 23 të fituar, më shumë se çdokush tjetër në historinë e këtij sporti.
