U rrëzua nga kali dhe ra në koma, portieri i PSG rifillon të flasë
Rreziku më i madh kaloi dhe Sergio Rico tashmë mund të konsiderohet jashtë zonës së kuqe. Pak javë më parë pas një incidenti me kalë në Andaluzi, portieri spanjoll i PSG ra në gjendje koma.
Tashmë pas një muaji e gjysmë nga ngjarja e rëndë ai e ka marrë veten dhe nëpërmjet një postimi në rrjetet soiciale i falënderon të gjithë për mbështetjen që kanë treguar gjatë momenteve kur ai nuk ishte i vetëdijshëm për shkak të goditjes së rëndë të marrë në kokë.
“Dua t’i falënderoj të gjithë njerëzit që kanë treguar mbështetje dhe dashurinë e tyre në ditët e mija të vështira. Do të vazhdoj të punoj për t’u shëruar sa më shpejt dhe plotësisht. Po përmirësohem ditë pas dite dhe ndihem me shumë fat që jam gjallë. Edhe një herë faleminderit të gjithëve dhe shpresoj të rishihemi së shpejti!”
